“Është e papranueshme”, Carragher: Ja pse e bëri Conte

19 Mars 2023
12:44
Denis Hakanaj
back button

“Jemi zhdukur nga loja, është e pabesueshme ajo që kjo skuadër ka bërë në fushë në muajt e fundit. Tottenham nuk është një skuadër, janë 11 lojtarë që shkojnë në fushë. Shikoj vetëm lojtarë egoistë që nuk duan ta ndihmojnë njëri-tjetrin apo të japim zemrën në fushë”.

Këto kanë qenë fjalët e ashpra të Antonio Conte-s kundrejt skuadrës së tij pas barazimit 3-3 të regjistruar në javën e fundit të Premier League kundër Southampton:

Dhe akoma: “Tottenham është mësuar me këtë, nuk luan për diçka të rëndësishme, është një klub që nuk do të jetë nën presion dhe të ndiej shumë stres.

“Këtë na e thotë historia, mjafton të shihet se ky president është këtu prej 20 vitedh dhe nuk ka fituar asgjë. Pse?”. Një shfryrje e bujshme që ka bërë të shpërthejnë rrjetet sociale dhe ka shkaktuar edhe rreagimin e Jamie Carragher në Tëitter:

“Conte ka dëshirë të shkarkohet gjatë kësaj pauze dhe Tottenham duhet ta bëjë menjëherë. Ajo që thotë mbi faktin që Spurs nuk fitojnë prej shumë kohësh është e drejtë, por nuk mund të flasësh kështu për klubin tënd, mbi të gjitha kur merr një rrogë aq të madhe.

“Rritja e Arsenal-it në këtë sezon, pasi se sezonin e kaluar e mbylli kampionatin poshtë Tottenham-it, shkatërron shumë nga argumentet e tij”, ka shkruar Carragher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit