“Është e shkruar të bëhem kampion i padiskutueshëm bote”

10 Tetor 2019
10:23
Gentian Spiri

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, mendon se ai është boksieri që më shumë se kushdo e meriton të jetë “kampioni i padiskutueshëm i botës në këtë Divizion”. Ky vlerësim i jepet boksierit që i mban titujt e të gjitha kategorive në një Divizion (peshë)

Wilder, 41 fitore e 1 barazim, do të dulojë në nëntor ndaj Luis Ortiz, një revansh pas fitores në pranverën e këtij viti. Ndërkohë që, në 2020-ën, është planifikuar një tjetër revansh, ai ndaj Tyson Fury. Gjithsesi, për t’u bërë kampion i padiskutueshëm ai duhet të përballet me kampionin tjetër të këtij Divizioni, Andy Ruiz Jr.

Do të ketë vetëm një kampion, një fytyrë, një emër që do t’i mbajë të gjithë titujt. Ai emër do të jetë Deontay Wilder”, tha 33-vjeçari, i pamposhtur në karrierë. “Nëse gjërat shkojnë mirë dhe sipas planit, ato tituj do të jenë të gjithë të mitë. E meritoj më shumë se kushdo, pasi jam një lider, një mbret”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit