“Është e vërtetë që u zemërova me Lewa-n”, Messi: Ja pse u mërzita…

3 Dhjetor 2023
10:00
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi është kthyer të flasë për atë që ka ndodhur mes tij dhe Robert Lewandowski-t gjatë Kupës së Botës në Katar.

Në dokumentarin “Campeones, un ano despues”, Leo ka komentuar qëndrimin e tij kundrejt sulmuesit të Barcelona-s gjatë ndeshjes së luajtur mes Argjentinës dhe Polonisë.

Për të kuptuar atë që ka ndodhur, duhet kujtuar se të dy ishin takuar në skenën e Topit të Artë 2021, i fituar nga Messi në dëm të Lewa-s.

Ky i fundit nuk ka qenë i kënaqur me faktin që çmimi është fituar nga argjentinasi, duke dhënë më pas deklarata kundër Messi-t, duke e cilësuar fjalimin e tij si jo të sinqertë. Në fakt, ish-numri dhjetë i Barçës ka thënë:

“Edhe ti e meritoje ta fitoje”, ka thënë Pleshti duke iu referuar polakut, i cili nuk e fitoi çmimin prestigjioz as vitin paraardhës për shkak të pandemisë.

Kapiteni i Argjentinës ka zbuluar më pas se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lewandowski-t:

“Deklaratat e Lewandowski-t më kanë bezdisur shumë. Kur kam fituar Topin e Artë, e kam menduar vërtetë atë që kam thënë”.

Më pas, në lidhje me episodin në Kupën e Botës:

“Në Botëror thjesht e kam injoruar për gjithë ndeshjen. Isha shumë i zemëruar. Po, e pranoj, kam provuar ta dribloj vetëm sepse ishte ai.

“Më pas një herë jemi takuar dhe kemi fituar: ka qenë gjithçka një keqkuptim. Ishte i zemëruar edhe ai sepse fjalët e tija ishin keqinterpretuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit