“Është fantastik”, Klopp për kolegun: Kanë bërë një zgjedhje të madhe

20 Shtator 2023
14:58
Denis Hakanaj
back button

Nëse, ashtu siç duket, trajneri i Gjermanisë do të jetë Nagelsmann, i pari që do të jetë i lumtur për këtë është Jurgen Klopp.

Trajneri i Liverpool-it ishte ëndrra e madhe e federatës gjermane për korrikun e 2024-ës, pasi të jetë arkivuar Europiani që gjermanët do ta presin në shtëpinë e tyre.

Në një intervistë për RTL, trajneri i Të Kuqve, për momentin shumë ië kënaqur për fillimin e sezonit të skuadrës së tij, ka thënë:

“Julian Nagelsmann është një zgjidhje shumë e mirë për stolin e Gjermanisë sepse po flasim për një trajner të madh. Unë do të isha shumë i lumtur, nëse kjo do të ndodhë.

“Mosha? Nuk është aspak e rëndësishme! Ka treguar që në moshën 28 vjeç se është një trajner fantastik. Ka tetë vite eksperiencë: janë shumë, duke marrë parasysh se trajnerë të tjerë e kanë këtë eksperiencë në futbollin e madh kur janë 45 ose 50 vjeç.

“Sigurisht mosha nuk është një kriter që duhet marrë parasysh për të zgjedhur një trajner të ri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit