“Është gjithçka gati për largimin e Pogba!”

14 Dhjetor 2018
19:20
back button

Ish-mesfushori i Inter, Paul Ince beson se tashmë është përgatitur gjithçka që ish-futbollisti I Juventus, Paul Pogba të largohet nga Manchester United në Januar. Fushata e Pogba në sezonin 2018-19 ka dëshmuar humbjen e vendit të titullarit për francezin te United, pavarësisht se është ende blerja rekord e klubit, ndërkohë që marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është acaruar maksimalisht.

“Unë e shoh Pogbanë të largohet në janar. Është planifikuar gjithçka që ai të largohet. Ndihet që ai do të largohet. Është një fatkeqësi, sepse ai është futbollist i klasit botëror dhe se problemi qëndron te marrëdhënia e tij me trajnerin. Si shpjegohet që United ka futbollistë të klasit botëror që nuk performojnë? Kur mendon për mënyrën se si ishte Alexis Sanchez te Arsenal, ndërsa tani është tërësisht ndryshe. Pogba ishte i jashtëzakonshëm te Juventus. Ishte një stil krejt ndryshe atje dhe tani ai po vuan. Stili duhet të ndryshojë, ose duhet të afrosh futbollistë që i përshtaten filozofisë tënde”, deklaroi Ince.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit