“Është i jashtëzakonshëm”, Tomiyasu: Ja çfarë e bën të veçantë Arteta-n

3 Shkurt 2023
15:04
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi japonez i Arsenal-it, Takehiro Tomiyasu, ka dhënë një intervistë për GOLA. Ish-futbollisti edhe i Serisë A ka folur për eksperiencën e tij me Topçinjtë, për trajnerin Mikel Arteta dhe në veçanti për sezonin pozitiv që po kalon skuadra e tij, e cila kryeson Premier League.

“E interpretojmë shumë mirë futbollin e Mikel. Kemi lojtarë të rinj, por gjëja më e rëndësishme është se e kuptojmë shumë mirë idenë e tij të futbollit”, ka thënë mbrojtësi në lidhje me rritjen e skuadrës me kalimin e javëve.

“Në këtë sezon kemi kuptuar idetë e tij dhe arrijmë t’i vëmë në praktikë në fushën e lojës. Dhe kjo është një diferencë e madhe”, Më pas Tomiyasu ka shpenzuar fjalë shumë të ëmbla për trajnerin e tij:

“Është trajneri më i mirë që kam pasur në karrierë. Mikel e njeh futbollin, di gjithçka. Puna jonë bazohet te vënia në praktikë në fushë idetë që na përcjell ai”.

Në lidhje me objektivat personalë dhe të skuadrës, japonezi ka shpjeguar se punon shumë për të pasur më shumë hapësira, por edhe se ka ambicie të mëdha:

“Fitorja e Premier League është ëndrra më e madhe e çdo lojtari. Por kemi luajtur vetëm 19 ndeshje tani dhe është shumë shpejt për të folur. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, siç thotë Mikel. Duhet ta provojmë dhe do ta bëjmë. Jemi të përqendruar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit