“Ky Inter ka dhe nuk duhet të ketë kufij”.
Kështu mendojnë ata që e njohin mirë ambientin e zikaltërve, si Wesley Sneijder. Në intervistën për La Gazzetta dello Sport, holandezi ka folur për tema të ndryshme duke përfshirë fillimin e sezonit të Thuram, mes lojtarëve që kanë shkëlqyer më shumë:
“Ai është shumë i talentuar si babai i tij, por në një rol tjetër. Ishte e qartë që më parë se ishte një djalë i aftë për të luajtur. Me atë personalitet në një finale të Kupës së Botës dukej do të ishte protagonist tek Inter.
“Pashë që në derbi ai goditi një predhë në trekendësh: vetëm lojtarët e mëdhenj i kanë këto goditje. Dhe me atë Lautaro afër, me një ekip që luan kaq mirë rreth tij, ai vetëm mund të rritet”.
Edhe dy holandezë e kanë nisur mirë sezonin, veçanërisht Dumfries.
“Denzel po shpërthen dhe merita i takon këtyre viteve italiane: tani ai është një mbrojtës krahu, një rrezik për mbrojtjet kundërshtare dhe një siguri kur kthehet mbrapa.
“Mjafton të shihet sa asiste dha me Holandën dhe se si e dominoi krahun kundër Milan-it. Për De Vrij nuk kam pasur kurrë dyshime: ai rinovoi kontratën e tij dhe Inzaghi, i cili e njeh mirë, e di se ai gjithmonë mund të mbështetet tek ai”.