I goditur nga dëmtimet e titullarëve, ManchesterCity mundi të mbështetej në kontributin e Julian Alvarez.
Sulmuesi është kthyer në një protagonist të madh në ndeshjet e fundit të Qytetarëve, mes golave, asisteve dhe rrezikshmërinë e tij në sulm.
Elozhet vijnë direkt nga Pep Guardiola, i cili ka filluar të mendojë se çfarë do të bëjë kur të kthehen lojtarët e dëmtuar.
Trajneri vlerësoi Julian Alvarezin dhe karakteristikat e tij, perfekte për të shoqëruar sulmuesin e vetëm Erling Haaland.
“Julian me të vërtetë ka gjithçka, luftën, golat dhe madje asistet”, tha Pep Guardiola në fund të ndeshjes kundër Nottingham Forest, e fituar 2-0 nga kampionët në fuqi të Anglisë.
“Pozicionimi pas Haaland e bën atë një kërcënim të jashtëzakonshëm për mbrojtjen kundërshtare. Për momentin ai po luan shumë falë lojtarëve të dëmtuar, të cilët i lënë hapësirë dhe minuta por ai po na jep shumë, ai po bën shumë mirë.
“Kjo është arsyeja pse ai luan, por ai duhet të vazhdojë kështu, sepse të dëmtuarit do të kthehen dhe do të duan vendin e tyre. Ai duhet të gjejë vazhdimësi, ka ende shumë ndeshje”.