ËSHTË LEWA FUTBOLLISTI I PLANETIT! FIFA ndan verdiktet, “shpiket” një çmim edhe për Ronaldon. Tuchel mund Mancini

17 Janar 2022
23:41
Telesport
back button

Ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mira të futbollit FIFA 2021, e mbajtur si një program virtual nga selia e FIFA-s në Zyrih, kurorëzoi Alexia Putellas dhe Robert Lewandowski si lojtarët më të mirë përkatësisht në futbollin e femrave dhe meshkujve.

Sulmuesi i Polonisë dhe Bayern Munichut, Lewandowski, është nderuar si lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj për të dytin vit radhazi. Nga ana e saj, mesfushorja spanjolle Putellas, e cila për herë të parë u përfshi në listën e ngushtë për Lojtaren më te mirë FIFA-s, kurorëzoi fitoret e saj me Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle duke fituar çmimin prestigjioz.

Menaxherja e Chelsea FC Women, Emma Hayes u votua si trajnerja më e mirë e femrave në FIFA për herë të parë në karrierën e saj, një arritje që u ndoq nga homologu i saj i Chelsea, Thomas Tuchel, i cili fitoi sondazhin për trajnerin më të mirë të meshkujve të FIFA-s.

Trajneri gjerman mundi Roberto Mancinin, trajnerin kampion evropian të Italisë dhe Pep Guardiolën.

Portieri senegalez Édouard Mendy shënoi një hat-trick për klubin londinez pasi u zgjodh si portieri më i mirë mashkull i FIFA-s, duke u bërë afrikani i parë që fitoi këtë çmim, ndërsa Christiane Endler nga Kili dhe e Olympique Lyonnais u emërua portierja më e mirë femër e FIFA-s.

Çmimi special për Cristiano Ronaldon. Ish-kampioni i Juventusit, sot te Manchester United, mori çmimin “The Best FIFA Special Award” pavarësisht se nuk u rikthye në podium për t’u njohur si lojtari më i mirë i vitit 2021 (i fituar nga Robert Lewandowski, përpara Lionel Messit dhe Mohamed Salah).

“Legjendë, fitues, makinë golash”, shkruhet në postimin festiv të FIFA-s për kampionin portugez!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit