“Është më i mirë se Mbappe”, befason Laporta: Më entuziazmon shumë

3 Dhjetor 2021
15:15
Denis Hakanaj
back button

Joan Laporta, presidenti i Barcelona-s, i ka bërë një kompliment të madh Ousmane Dembele.

“Është një trajner që më entuziazmon, për mua është më i mirë se Mbappe dhe do të më pëlqente shumë që të qëndronte këtu”, ka thënë Laporta për TV3.

Kontrata e francezit me klubin spanjoll skadon në fundin e sezonit dhe hipoteza e një lamtumirë duket se është shumë konkrete pavarësisht se palët duan të vazhdojnë bashkë.

“Dembele ka dëshirë të qëndrojë, kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ne duam që të qëndrojmë. Por janë situata për të cilat duhen bërë negociata.

“Përfaqësuesit e tij kërkojnë më të mirën për të dhe unë mundohem t’i shpjegoj se më e mira nuk janë gjithmonë paratë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit