Një gol në sekondën e fundit që i ka dhuruar fitoren Liverpool-it kundër Wolves.
Po flasim për Divock Origi, i cili ka realizuar në minutën e 94-t golin me vlerën e tri pikëve. Një gol që ka entuziazmuar trajner Jurgen Klopp.
“Ka qenë absolutisht fantastik. Njjë legjendë. Ka shënuar shumë gola të rëndësishëm në historinë e këtij klubi”, ka thënë Klopp për Daily Mail.
“Origi është absolutisht një nga finalizuesit më të mirë në botë. Një sulmues që nuk luan shumë, por është gjithmonë gati dhe pozitiv.
“Ka përpara lojtarë të rëndësishëm, por kur luhet është gjithmonë gati. Mentaliteti i tij pozitiv e ndihmon. Meriton një trajner që ta aktivizojë më shpesh nga sa bëj unë dhe shpresoj që kjo gjë të ndodhë një ditë.
“Në janar do ta kërkojnë shumë skuadra, por shpresoj që të qëndrojë me ne”, ka thënë Klopp për Origi.