“Është ndarë nga jeta golashënuesi më i mirë që ky vend ka parë ndonjëherë”, futbolli anglez në zi

19 Shtator 2021
13:01
Denis Hakanaj

“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të Jimmy Greaves, jo vetëm golashënuesi më i mirë i Tottenham, por edhe më i miri që Anglia ka parë ndonjëherë”.

Më këtë lajmërim në faqen zyrtare të klubit, Tottenham i ka thënë lamtumirë flamurit të tij historik, që ka kaluar edhe një eksperiencë të shkurtër te Milan, nën drejtimin e Nereo Roço, në 1961-shin.

“Jimmy ka vdekur në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 81 vjeç”.

37 golat e shënuar në kampionat në sezonin 1962/63, mbeten akoma sot rekordi i numrit më të madhe të shënuar nga një lojtar të Spurs në kampionatin anglez.

Pjesëtar i kombëtares së Anglisë që fitoi Kupën e Botës në 1966-ën, Greaves ka shënuar edhe 44 gola në 57 ndeshjet e luajtura me Tre Luanët.

I lindur në East Ham më 20 shkurt të 1940-ës, karriera e Greaves ka nisur te të rinjtë e Chelsea-t, skuadra me të cilën ka debutuar si profesionist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit