“Është nder kur më krahasojnë me pilotin më të mirë në botë”

20 Mars 2019
20:56
Telesport
back button

Nuk më shqetëson aspak fakti kur më krahasojnë me babanë tim. Ky nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një problem për mua. Përkundrazi, është një nder kur më krahasojnë me pilotin më të mirë të historisë së Formula 1. Unë përpiqem vetëm të mësoj dhe të përmirësohem sa më shumë në karrierën time”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher. Mesazhin e ka dhënë përmes një video të publikuar nga makina italiane Prema Racing, me të cilën piloti i ri gjerman do të garojë në Formula 2 këtë sezon.

Së shpejti pritet të nisë sezoni i ri për Mick Schuamcher dhe piloti që është pjesë edhe e Akademisë Ferrari mezi pret të zbresë në pistë. “Kam punuar shumë këtë dimër. Jam shumë i motivuar dhe në 110% të formës”, u shpreh 19-vjeçari Mick Schumacher.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit