“Është nga më të mirët në botë”, Cortuois për rivalin: Ja çfarë bën më mirë

25 Shkurt 2023
15:52
Denis Hakanaj
back button

Derbi i Madridit që do të zhvillohet sot në orën 18:30 në La Liga do të vërë përballë njëra-tjetrës dy prej skuadrave më të mira të futbollit spanjoll.

Skuadra e Ancelotti-t do të kërkojë të mbetet në luftë për titull, ndërsa Atletico Madrid mund të ngjitet në vendin e tretë në rast se arrin të sigurojë tri pikët.

Ndeshja që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu do të vërë përballë njëri-tjetrit edhe dy prej portierëve më të mirë në qarkullim. Thibaut Courtois ka luajtur për të dy skuadrat duke parë se ka kaluar tre sezone me Colchoneros.

Zëvendësuesi i belgut ka q   enë Jan Oblak, të cilin Atletico Madrid e mori nga Benfica në vitin 2014-të dhe portieri aktual i Real Madrid është shumë i vetëdijshëm për talentin e rivalit të tij.

“Ai e ndihmon shumë Atletico-n me reflekset që tregon në vijën e portës. Ai është një nga më të mirët në botë në këtë aspekt”, ka thënë belgu për DAZN.

Courtois e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës së tij në katër ndeshje radhazi në La Liga dhe do të synojë të ndalojë edhe lojtarët e Atletico-s të shtunën për ta çuar numrin në pesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit