“Është një fenomen”, Kaka zgjedh më të mirin dhe paralajmëron: S’dua të shikoj robotë në fushë

28 Maj 2022
17:18
Denis Hakanaj
back button

Ricardo Kaka, ish-lojtar i Milan-it dhe Real Madrid-it ka folur gjatë evetit AK Coaches’ World. Këto kanë qenë fjalët e tij në lidhje me futbollin e sotëm dhe lojtarët më të talentuar:

“Do të më pëlqente shumë që të ruanim talentin. Po shikojmë gjithmonë e më shumë lojtarë të fortë fizikisht, por ka akoma lojtarë shumë të talentuar”, ka thënë Kaka.

“Mendoj se një nga lojtarët më të mirë në botë sot është Mbappe, është një fenomen, shumë i fortë dhe ka shumë talent, arrin të bëjë gjëra të pabesueshme në fushë.

“Më pas kemi Cristiano-n, Messi-n, Neymar-in. Do të më pëlqente që talenti të ruhej, nuk do të doja të shihja vetëm robotë në fushë, nuk i duhet besuar vetëm statistikave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit