“Është një katastorfë. Cristiano Ronaldo do të largohet”

27 Nëntor 2021
18:49
Denis Hakanaj
back button

Dhjetë gola në 15 ndeshje, gjashtë prej të cilëve vendimtarë në pesë ndeshje të Champions League.

Duke parë këto shifra të Cristiano Ronaldo-s nuk duhet të ketë dyshime mbi faktin se kthimi te Manchester United ka qenë zgjedhja e duhur.

Megjithatë, ka nga ata si Paul Merson, ish-lojtari i Arsenal, ka dhënë mendimin e tij për Daily Star:

“Manchester United që ka nevojë për një trajner të përkohshëm është një katastrofë dhe Cristiano Ronaldo mund të vendosë që të largohet këtë verë”, ka thënë Merson.

Skenari i lamtumirës do të ishte shumë më i mundur nëse United nuk do të kualifikohej në edicionin e ardhshëm të Champions League, që është edhe habitati natyral i Cristiano Ronaldo-s.

“Nuk do të qëndrojë mbrapa, ai do ta mbyllë karrierën në Champions. Dhe kjo nuk duket shumë e mundur në këtë moment, duke parë se United është një katastrofë.

“Mund të jetë një gjë e mirë për të gjithë nëse do të largohej. Nëse do të vinte Pochettino, nuk do të mund të bëjë presingun e tij sulmues me Ronaldo-n në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit