“Është një lojtar për Championship”, Southgate përjashton yllin para sfidës me Gjermaninë

26 Shtator 2022
11:26
Denis Hakanaj
back button

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Gjermanisë, e vlefshme për javën e fundit të Grupit 3 të Nations League.

I pranishëm në listën e 23 lojtarëve është Ivan Toney i Brentford, ndërsa është lënë jashtë Trent Alexander-Arnold, i cili ka luajtur vetëm 5 nga 31 ndeshjet e fundit të kombëtares para Botërorit.

Përjashtimi i yllit të Liverpool-it ka ardhur pasi ish-legjenda e Chelsea-t, Frank Lebeouf, e ka kritikuar Arnold duke thënë se është një mbrojtës i “nivelit të Championship”.

Ai ka thënë për Journal du Dimanche: “Shikoni Trent Alexander-Arnold. Më pëlqejnë shumë aftësitë e tija sulmuese. Por në mbrojtje, ai është në nivel Championshipi”.

Të përjashtuar nga lista e 23 lojtarëve për ndeshjen e madhe që Tre Luanët do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme kundër Gjermanisë janë edhe Fikayo Tomori, Jarrod Bowen, James Ward-Prowse e Jack Grealish (i skualifikuar).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit