“Është një njeri shumë i mirë”, Conte për ish-yllin e tij: Dera ime është gjithmonë hapur për të

7 Janar 2022
19:10
Denis Hakanaj
back button

Christian Eriksen është kthyer të stërvitet individualisht pas episodit të frikshëm në Euro 2020.

Danezi e ka zgjidhur kontratën me Inter-in dhe tani është i lirë të arrijë një marrëveshje me çdo klub. Për mesfushorin ka folur edhe ish-trajneri zikaltër Antonio Conte:

“Nuk kam folur kohët e fundit me Christian, por sigurisht është shumë bukur ta shohësh përsëri në një fushë futbollit që godet një top.

“Po flasim për një lojtar me të vërtetë të rëndësishëm, por mbi të gjitha një njeri shumë të mirë. Dera do të jetë gjithmonë e hapur për të”, ka thënë trajneri i Spurs.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit