“Është një tradhtar”, plas mes dy legjendave të Brazilit: Ai është një egoist…

10 Maj 2023
13:07
Telesport
back button

Dyshja e sulmit brazilian Romario-Bebeto për vite më radhë magjepsën tifozët e Seleçao me gola e tyret, duke i dhuruar edhe titullin kampion bote në vitin 1994.  Një dyshe që shkoi përtej futbollit, duke qenë miq të ngushtë.

Gjithsesi, ditët e fundit kjo marrëdhënie është prishur dhe shkak është bërë politika. Bebeto kishte kandiduar për deputet me partinë PSD, por nuk u zgjodh. Ndërsa Romario u rizgjodh në Senat me partinë e Jair Bolsonaro.

Romario, në një intervistë televizive, ka folur në këtë mënyrë për “binjakun” e tij në futboll: “Ishte partneri im, por tani nuk është më. Më tradhëtoi në politikë. Kaloi nga një parti në tjetrën. Ka gjëra në jetë që mbesin përgjithnjë. Kur në këtë mënyrë sillet një person me të cilin ke kaluar një raport të ngushtë miqësie, është e trishtë”.

Bebeto ka mbetur i befasuar nga kjo deklaratë dhe pë mediat braziliane u shpreh: “Kush është ai që më quan mua tradhëtar? Romario po plaket dhe mendoj se e ka zënë sëmundja e sklerozës, pasi thotë shumë budallalliqe. Kam një karrierë të ndershme në futboll dhe politikë, nuk jam përfshirë kurrë në polemika. Nuk mund të them të njëjtën gjë për të, që është egoist. Ai ka mendur gjithnjë për veten e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit