“Është perfekt për Mbappe”, PSG përgatit sulmin për yllin e Serisë A

29 Maj 2023
16:10
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi Dusan Vlahovic, i lindur në vitin 2000, i cili mbërriti te Juventus në janar 2022 nga Fiorentina për një shifër prej rreth 80 milionë eurosh, mund të sakrifikohet nga klubi që s’ka arritur të kualifikohet në Champions League.

Një zgjedhje e diktuar vetëm nga vështirësitë objektive ekonomike apo qendërsulmuesi i ri serb i zhgënjeu pritshmëritë? Ndoshta ka pak nga e gjithë kjo në vendimin që Juventusi duket se ka marrë deri tani.

Sezoni tronditës i përjetuar nga klubi i Juventusit sigurisht që nuk e ndihmoi. Nëse më pas shtojmë dëmtimet dhe mosmarrëveshjet me trajnerin Massimiliano Allegri, gjithçka bëhet më e ndërlikuar.

Në Europë, shumë po vëzhgojnë se çfarë po ndodh rreth Torinos, sepse shumë janë gati të hidhen në sulm për Vlahovic. Sipas ekspertit të merkatos të Gazzetta dello Sport, Carlo Laudisa, do të ishin të paktën tre klube të mëdha në gjurmët e ish-qendërsulmuesit të Fiorentina-s.

Pëveç Chelsea-s dhe Atletico Madridit, sipas ekspertit të Gazzetta-s për Dusan Vlahovicin do të ishte në garë edhe Paris Saint Germain. Në fakt, edhe klubi francez po shqyrton një ndryshim të thellë brenda skuadrës.

Lamtumira e Lionel Messit është vetëm maja e ajsbergut. Për drejtuesit e klubit francez, qendërsulmuesi serb është profili ideal për të punuar përkrah Kylian Mbappe.

Shumë e duan Dusan Vlahovic sepse shumë e konsiderojnë atë një super yll të mundshëm. Juventusi e ka ende në shtëpi, por duket se jo edhe për shumë kohë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit