“Është shumë e dhimbshme të jetosh në këtë moment”; Wanda Nara jep lajmin e bujshëm

23 Shtator 2022
8:49
Alfred Lleshi

Wanda Nara, përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ka njoftuar ndarjen nga Mauro Icardi: “Është shumë e dhimbshme të jetosh në këtë moment.

Nisur nga ekspozimi im, gjërat që jam duke kaluar dhe spekulimet mediatike, preferoj ta mësoni nga vetë unë.

Nuk kam asgjë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë lloj detaji për këtë ndarje. Shpresoj ta kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Futbollisti argjentinas, tashmë pjesë e Galatasaray, dhe showgirl-i që mban edhe rolin e agjentes së sulmuesit, thonë lamtumirë pas tetë vitesh martesë, gjatë së cilës patën dy vajza: Francesca dhe Isabella.

Kohët e fundit, thashethemet për një krizë të pretenduar mes të dyve ishin shtuar me një farë frekuence, por gjithmonë të mohuara nga çifti. Megjithatë, jo këtë herë.

Me Wanda Nara, e cila ka zyrtarizuar ndarjen nga bashkëshorti i saj përmes rrjeteve sociale. Sidoqoftë, diçka duhet marrë me rezervë, sepse bukuroshja argjentinase nuk e ka problem edhe “të luajë” me ndjekësit e saj…

Vetëm mbrëmë, Mauro Icardi, duke iu përgjigjur ndjekësve në rrjetet sociale mbi këtë çështje, do të shprehej: “Siç më kanë pyetur një mijë herë, të sqarohemi që në fillim… Jo! Nuk jemi ndarë. Wanda po përfundon një angazhim pune në Argjentinë dhe për pak ditë do të kthehet në shtëpi. Si mua dhe fëmijëve na mungon shumë”.

Icardi shtoi: “Natyrisht që programet e thashethemeve përhapin gënjeshtra, sepse ne jemi personazhe publike. Por ne jemi mësuar me këtë dhe nganjëherë na pëlqen të luajmë me gjithë këto marrëzi që ata krijojnë dhe që janë krejtësisht të rreme”. Lojtari e mbylli mesazhin e tij me një “Të dua Wanda”.

Në këtë periudhë, Nara është angazhuar si juri e versionit argjentinas të “Il Cantante Mascherato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit