Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka reaguar në mënyrë të ashpër në konferencë për shtyp kur është pyetur nga gazetarët nëse Kylian Mbappe mund të ketë probleme piskologjike.
Sulmuesi francez u transferua te Los Blancos me kosto zero në verë. Megjithatë, ai nuk ka arritur të bindë deri tani në Bernabeu.
Edhe pse ish-ylli i PSG-së ka shënuar 6 gola në 11 ndeshje të luajtura në La Liga, tre nga këto gola kanë ardhur me penallti.
Në prag të ndeshjes së kampionatit në fushën e Leganes, Ancelotti foli në konferencë për shtyp. I pyetur në lidhje me gjendjen psikologjike të Mbappe, ai tha:
“Kylian ka probleme psikologjike? Çfarë pyetje. Ai është i lumtur. Ju po bëni spekulime në lidhje me këtë… kjo është shumë e shëmtuar”.