“Është si Klopp dhe Guardiola”, Scholes: Ai i duhet Manchester United

12 Janar 2022
15:15
Denis Hakanaj
back button

Paul Scholes i ka dhënë një këshillë Manchester United në lidhje me atë që duhet të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit.

“Do të më pëlqente të shihja Conte-n ose Pochettino-n në drejtim të Manchester United. Një nga këta të dy”, ka thënë ish-mesfushori në podcast-in Webby & O’Neill.

“E dimë se Conte është në një nivel me Guardiola, Klopp dhe Tuchel. Ky është një fakt. Manchester United i duhet një trajner i tillë. Tifozëve të Tottenham nuk do t’u pëlqejë, por them se United duhet të provojë ta marrë në verë.

“Duket që tani se Conte është i zemëruar me lojtarët e Tottenham, kërkon diçka ndryshe. Te Manchester United mund të bëjë diçka speciale. Mendoj se edhe Pochettino është një trajner i madh. Adhuroj atë që bën dhe atë që ka bërë më parë te Tottenham”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit