“Është si Messi”, Matthaus bën deklaratën e bujshme: Vlen 250 milionë euro

13 Nëntor 2022
11:37
Denis Hakanaj
back button

Kanë ardhur fjalë të rëndësishme nga ana e ish-legjendës së futbollit gjerman Lothar Matthaus, i cili duket se është mahnitur nga loja e mesfushorit 19-vjeçar Jamal Musiala, protagonist i dy asisteve në ndeshjen e fundit të Bayern Munich kundër Schalke-s.

Ndeshja ka qenë e njëqindta për futbollistin e ri të klubit bavarez që ka mahnitur të gjithë me dy pasime fituese në fillim për Gnabry dhe më pas për Choupo-Moting.

Duke folur për Sky, siç ka bërë të ditur edhe Bild, Matthaus ka thënë: “A e keni parë se çfarë ka bërë Musiala? Është vetëm magji, Musiala luan si Messi.

“Është Hollywood. Duhet të qëndrojë te Bayern përgjithmonë dhe duhet të luajë gjithmonë. Sa do të duhej për ta blerë? Një shifër e pamoralshme. Mendoj se vlera e tij është 250 milionë euro, por gjithsesi ky lojtar nuk është në shitje”.

Fjalë që janë në sintoni të plotë me ato të trajnerit të Bayern-it, i cili i ka thurur elozhe cilësive të Musiala-s dhe ka uruar që paraqitjet e tij të jenë në një nivel edhe pas Botërorit, ku do të marrë pjesë me Gjermaninë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit