“Është situatë e rrezikshme”, Kounde: Kanë shumë para dhe…

24 Nëntor 2023
14:48
Denis Hakanaj
back button

Jules Kounde ka folur hapur në një intervistë të dhënë për Canal +. Mbrojtësi i Francës dhe i Barcelona-s, në fakt, ka sulmuar ashpër UEFA-n.

Fillimisht ka dalë kundër përdorimit të teknologjisë: kombëtarja e Didier Deschamps nuk ka arritur të mposhtë Greqinë për shkak të një goli fantazmë që nuk është dhënë.

Pavarësisht Goal Line Technology dhe as VAR nuk ka ndërhyrë: “Kanë shumë para për të na thënë nëse ka gol ose jo…”.

Më pas, lojtari i datëlindjes 1998 ka folur për ndeshjet e shumta: “Ritmi i ndeshjeve është gjithmonë dhe më intensiv. Është gjithmonë dhe më shumë e rrezikshme, me një rritje të ndjeshme të dëmtimeve”.

Jules Kounde ka folur më pas edhe për temën e racizmit:

“Kam marrë shumë fyerje raciste në fushë dhe të bërtitura majmuni. Jemi persona para se të jemi futbollistë, me bindje dhe vlera, kështu që natyrisht që kjo gjë ndikon”.

Dhe mbi fushatat e sensibilizimit që nuk mjaftojnë ka thënë:

“Do të ishte mirë të shkohej përtej fushatave të sensibilizimit kundër racizmit. Ndëshkimet duhet të jenë më të ashpra.

“Duhet të reagojmë në lidhje me çështje të caktuara dhe më pëlqen ta bëj në mënyrën time. Sepse dua ta bëj unë, jo sepse ma kërkon opinioni publik”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit