“Është totalisht çmenduri ajo që bëri Ronaldo te Real Madrid”

12 Dhjetor 2018
19:34
back button

Rafael van der Vaart ka dalë në mbështetje të trajnerit të ri të Real Madrid, Santiago Solari dhe ekipit të Los Blancos, i bindur se ish-skuadra e tij normalisht do të kapërcejë dhe justifikojë largimin e Cristiano Ronaldo gjatë merkatos së verës. Ikoniku Ronaldo u largua nga gjigantët e La Liga për tu transferuar te Juventus në korrik pasi kishte realizuar 450 gola në 438 ndeshje për Madrid gjatë aventurës së tij 9-vjeçare në klub.

“Nuk mundesh thjesht të zëvendësosh një futbollist që shënon 40 deri në 50 gola për sezon dhe që padyshim Ronaldo i mungon shumë Real-it. Ajo që bëri ai te Real Madrid është totalisht çmenduri. Cilësia në skuadër është gjithsesi aty. Atyre nuk u nevojitet ndonjë blerje në merkaton e janarit, për të ndihmuar ekipin në cilësi. Skuadra tashmë duhet të rritet dhe përmirësohet në tërësi për të konpensuar largimin e Ronaldos. Santiago Solari po bën një punë shumë të mirë, por i nevojitet pak kohë”, deklaroi Van der Vaart, sipas “Goal” dhe “Spox”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit