Estradë në Ballsh: Rrezikohet Bylis-Tirana, ndërhyn Shëndeti Publik dhe kërkon karantinë 14 ditë!

3 Qershor 2020
16:44
Telesport
back button

Pavarësisht se mëngjesin e sotëm klubi i Bylis ka konfirmuar se të gjithë futbollistët e grumbulluar, përjashto Qardakun që rezultoi pozitiv, kanë dalë negativ në testet e kryera në spitalin e Fierit.

Madje, përgjigjia ka ardhur me shkrim dhe dokument zyrtar. Por, teksa skuadrat e Bylis dhe Tiranës po përgatiteshin të zbrisnin në fushë në stadiumin “Adush Muça”, drejtori i Shëndetit Publik është prezantuar dhe ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet, pasi duhet të kalojnë 14 ditë nga rasti dhe testet e bëra për të qenë “ok” për gjendjen shëndetësore.

Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, por edhe delegati i FSHF, Besnik Çela, i kërkojnë të zbatohet protokolli, pra që vetëm Qardaku që ka rezultuar i infektuar të karantinohet për 14 ditë, duke vijuar si normalisht ndeshja.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, foli në një prononcim para ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, në lidhje me situatën kaotike të krijuar, duke u shprehur:  “Të jem i sinqertë nuk e kuptoj çfarë po ndodh. Qardaku ka rezultuar pozitiv. Klubi është treguar gadishmëri, menjëherë sa kemi parë që ka pasur temperaturë. Kemi bërë kontrolle. Na njoftuan se ishte pozitiv, 2 lojtarët e tjerë që kishin udhëtuar me të ishin negativë”.

“Mbrëmë në darkë na morën mjekët në telefon dhe na thanë suksese, jemi të painfetuar. Sot në mëngjes kërkuam të që të marrim informacionin me shkrim dhe me vulë. i kam thënë nuk dal nga kjo zyrë pa marrë përgjigjet me shkrim. Ekipi po kalonte një tension të paparë. Kur i mora unë përgjigjet me shkrim, personin e kërcënuan. Është zhbllokuar i gjithë hoteli për 5 orë, ku ekipi ka dalë jashtë. Janë bërë të gjitha spërkatjet e ambientëve. Sot gjithë këto probleme. Është situatë tepër komike”.

bylis

“Kemi marrë njoftim me delegatin që skuadra duhet të dalin në fushë. Jemi brenda të gjitha rregullave. Kemi përgjigjet e testeve me shkrim dhe vulë. Po respektojmë protokollin. Kemi lexuar që izolohet vetëm personi që del pozitiv.

Shtyrjen e ndeshjes nuk e vendos unë. Nuk na është komunikuar shtyrja e ndeshjes. Kur dy ekipet bëhen gati për t’u futur në fushë, vjen një person, që nuk e njoh fare dhe thotë nuk do zhvillohet ndeshja”, u shpreh Kapllanaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit