Estradë te Llapi, largohet futbollisti që firmosi para pak ditësh

11 Korrik 2019
12:42
Eraldo Harlicaj
back button

Llapi ka ndërprerë me konsensus marrëveshjen me Klodian Nurin. Ish-lojtari i Partizanit u afrua te skuadra kosovare në verë, por duket se nuk ka arritur të përshtetet si duhet. 

Klubi ka zyrtarizuar se Nuri do të largohet, sipas tyre për arsye familjare. Një situatë paksa e çuditshme, pasi dihet që lojtari firmosi vetëm në fillimin e verës. 

Ai do të vazhdojë karrierën në një klub tjetër, sipas asaj që njofton klubi i Llapit. "Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër", – shkruan klubi.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit