Etapa e 4-t të Turit Çiklistik ndërpritet për shkak të kushteve ekstreme atmosferike

26 Maj 2023
8:20
Telesport
back button

Etapa e 4-t e Turit të 80-të Çiklistik të Shqipërisë, ajo Vlorë-Përmet (185km e gjatë), është ndërprerë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Edhe pse çiklistët janë nisur nga qyteti bregdetar me mot të mirë, pas 130km, në Memaliaj, kushtet atmosferike kanë qenë ekstreme.

Shiu, vetëtimat dhe erërat e forta kanë detyruar organizatorët e turneut si dhe kryekomisarin e garave ta ndërprisnin atë. Çiklistët kanë braktisur biçikletat në rrugë dhe janë strehuar në makinat që i shoqëronin dhe gara nuk ka nisur më, pasi u morr vendimi për ta pezulluar atë.

Në renditjen e përgjithshme nuk ka asnjë ndryshim, me britanikun Maksimilian Stedman që kryeson Turin Çiklistik me kohën e përgjithshme 9h49’28”. Mikel Demiri është më i miri nga shqiptarët, i katërti, me 13 sekonda më shumë. Etapa e pestë dhe e fundit është ajo Përmet-Fier, që do të shpallë edhe fituesin.

Itinerari Turi 80-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë-Dushk-Krrabë, 146km

Fitues: Maksimilian Stedman (Angli), 3h20’05”

Etapa 2, Tiranë-Lushnjë-Elbasan, 157km

Fitues: Jorgos Butopulos, 3h21’43”

Etapa 3, Elbasan-Vlorë, 143km

Fitues: Luka Turkulov, 3h06’42”

Etapa 4, Vlorë-Mbrostar-Përmet, 185km

Anulluar

Etapa 5, Përmet-Fier, 123km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit