Eto’o: CR7 dhe Messi s’kanë rëndësi. Kjo është ndeshja më e bukur në botë

10 Tetor 2021
13:01
Denis Hakanaj
back button

Pas pak kohësh do të vijë koha e El Clasico-s Barcelona-Real Madrid.

Samuel Eto’o ka folur në lidhje me super ndeshjen nga skena e Festivalit të Trentos:

“Do të fitojmë”, ka thënë duke qeshur kamerunasi.

“Askush nuk shikon nëse luajnë Cristiano Ronaldo apo Leo Messi, ka rëndësi vetëm që të fitojë skuadra e zemrës. Unë që e kam luajtur e di se është ndeshja më e bukur në botë, edhe pse nuk kam luajtur finalen e Kupës së Botës”, ka shtuar Eto’o.

Barça-Madrid vlen më shumë se një finale Champions-i, Barcelona e ka nisur keq, por ajo është një sfidë unike. Lojtarët duhet të përfitojnë për të nisur sezonin e tyre, duhet të kuptojnë se mund të vlejë 6 pikë: tri të fitores, plus shtysën që të jep për ndeshjet e ardhshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit