Etrit Berisha i heq gëzimin e parë Berlusconit dhe Gallianit! Monza përplaset te gardiani shqiptar (VIDEO)

25 Shtator 2020
18:57
Telesport
back button

Kthimi i Monza-s në Serie B përkon me një barazim pa gola ndaj SPAL: pas një pjese të parë të ekuilibruar, ekipi nga Brianza kishte shansin të realizonte nga një penallti në minutat e fundit, por ai që i prish mbrëmjen është Etrit Berisha, fantastik me pritjet e tij dhe neutralizues i sulmuesit të ardhur nga Polonia, Gytkjaer, që kishte shansin e madh.

Por, mbrëmja e Berishës meriton notë maksimale pasi përveç se ndali edhe ish-milanistin Gabriel Paletta, në fund fare, kur arbitri do të vërshëllente tri herë, i hoqi gëzimin e golit Motta Carvalho.

Një zhgënjim i parë për dyshen Berlusconi-Galliani!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit