Etrit Berisha i pakënaqur te Torino, pranë transferimit te rivalët e Serisë A

19 Dhjetor 2022
14:42
Telesport
back button

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha pritet të largohet nga Torino gjatë merkatos së janarit, për t’u transferuar te rivalët e Salernitana. Lajmi është konfirmuar sot nga “tuttomercatoweb”, që zbulon edhe detajet e këtij transferimi.

Skuadra e salernitana do të paguajë 1 milionë euro për të marrë 100% kartonin e portierit kuqezi. Berisha ka ende dy vite e gjysmë kontratë me skuadrën e Torino, por është i pakënaqur, pasi nuk është aktivizuar shumë këtë sezon.

Skuadra e Salernitana është në kërkim të një portieri pas dëmtimit të Sepe, që do të qëndrojë gjatë jashtë fushave të lojës. Për pasojë, Berisha është emri i duhur pë ta zëvendësuar, pasi meriton të vijojë të luajë në Serie A”, tha Federico Pastorello, menaxheri i Berishës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit