Eugert Zhupa divorcon nga Wilier por nuk tërhiqet, kontratë me një ekip irlandez

12 Dhjetor 2018
20:05
Telesport
back button

Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa nuk do të tërhiqet nga sporti, ashtu sikurse ishte përfolur kohët e fundit. Ka qenë vetë çiklisti 28-vjeçar, kampion i Shqipërisë, ai që ka konfirmuar se për të viti 2018 ka qenë i vështirë, por kjo nuk do ta ndalë të garojë. Në faqen e tij në “Facebook” konfirmohet se Zhupa ka divorcuar nga skuadra italiane e Wilier Triestina dhe se vitin 2019 do të garojë me një skuadër irlandeze, emri i së cilës nuk dihet ende.

Zhupa ka nisur edhe fazën përgatitore me skuadrën e tij të re, në Portugali, me shpresën që viti 2019 të jetë shumë herë më i mirë se ai që po mbyllet. Sipas faqes “fans club Eugert Zhupa”, mësohet se çiklisti shqiptar nuk do të marrë pjesë në Xhiron e Italisë, një nga 3 turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e çiklizmit, ku ai ishte protagonist në 4 edicionet e fundit. Por Zhupa do të vazhdojë të jetë protagonist në gara të tjera të mëdha.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit