Euro 2020: Holanda dominon, Kroacia fiton me përmbysje, Belgjika bën detyrën

21 Mars 2019
22:42
back button

Holanda ka mposhtur 4-0 Bjellorusinë duke marrë kryesimin e Grupit C të kualifikueseve të Euro 2020. Ishte Memphis Depay që në minutën e parë të ndeshjes që kaloi të tijtë në avantazh. Ai u bë lojtari më i ri (25 vjeç e 36 ditë) që arrin 14 gola me kombëtaren holandeze që prej Patrick Kluivert në vitin 1999 (22 vjeç e 339 ditë). 

Wijnaldum ka dyfishuar rezultatin përpara se Depay të shënonte të tretin nga pika e bardhë e penalltisë. Ai është kthyer në një lojtar kyç te Holanda që është ringjallur pas mospjesëmarrjes në Kupën e Botës. Në fund, ishte Van Dijk ai që shënoi golin e katërt. Ndeshja e ardhshme e "Tulipanëve" do të jetë të dielën kundër Gjermanisë. 

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda e Veriut ka mposhtur 2-0 Estoninë. 

Grupin I, të përbërë nga gjashtë ekipe, Belgjika ka fituar ndaj Rusisë me rezultatin 3-1. Ishin Tielmans dhe Hazard (2) që shënuan për vendasit, ndërsa Cheryshev golin e vetëm të rusëve. Në dy ndeshjet e tjera, Qipro ka fituar 5-0 ndaj San Marinos, ndërsa Skocia është mposhtur 3-0 në fushën e Kazakistanit. 

Maqedonia e Veriut ka fituar 3-1 ndaj Letonisë duke marrë kryesimin e Grupit G. Polonia ka fituar 1-0 ndaj Austrisë jashtë fushe falë golit të Piatek në pjesën e dytë, ndërsa Izraeli ka barazuar 1-1 ndaj Sllovenisë. 

Në ndeshjet e Grupit E, Kroacia nënkampione e botës ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 në shtëpi kundër Azerbajxhanit. Miqtë kanë kaluar në avantazh me Sheydaev (19'), por vendasit kanë përmbysur me Barasic (44') dhe Kramaric (79'). Vendi i parë në këtë grup mbahet nga Sllovakia, që ka fituar 2-0 ndaj Hungarisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit