EURo 2020: Holanda me 5 yje, por Gjermania shkon si kryesuese në Europian

19 Nëntor 2019
22:42
back button

Gjermania ka triumfuar ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin e thellë 6-1, duke mbyllur kështu këto kualifikuese të Euro 2020 në krye të Grupit C në kuotën e 21 pikëve, ndërkohë që kundërshtari i saj, në vendin e tretë me 13 pikë.

Ishte Gnabry që udhëhoqi fitoren me përmbysje të gjermanëve me 3 gola personal, ndërkohë që Goretzka regjistori një dygolësh, me Brandt që shënoi në minutat shtesë, për të sigluar rezultatin final, kur për Irlandën e Veriut, golin e vetëm e shënoi Smith në të 7’,

Gnabry barazon rekordin e legjendës dhe hyn në histori, pasi shënon 13 gola në 13 ndeshjet e tij të para me kombëtaren e Gjermanisë dhe është i pari që e bën këtë gjë që nga koha e Gerd Muller, 50 vite më parë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Holanda e Koeman ka bërë autokritikë për barazimin e 3 ditëve më parë ndaj Irlandës së Veriut, duke mposhtur 5-0 Estoninë, në një ndeshje ku rezultati dhe golat kishin vetëm vlerë statistikore.

Për Holandën Wijnaldum ishte lideri i padiskutuar duke prenotuar topin për në shtëpi pas tregolëshit personal, ndërkohë që shënuan edhe Ake e Boadu.

“Tulipanët” e kualifikuar zyrtarisht që një ndeshje më parë, nuk rivalizuan dot kreun me gjermanët, duke u mjaftuar me vendin e dytë në grup, në kuotën e 19 pikëve. Estonia në anën tjetër e mbyll Grupin C në vendin e pestë dhe të fundit me vetëm 1 pikë në 8 ndeshjet e zhvilluara në këto kualifikuese. Në vend të katërt të grupit C u rendit Bjellorusia, këtë të martë ishte pushim, në kuotën e 4 pikëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit