Shqiperia thyen nje mallkim 70 vjecar ndaj Polonise duke mare nje fitore qe eshte oksigjen dhe shprese drejt kualifikimit ne Euro 2024. Pas suksesit te Moldavise sot ndaj Ishujve Faroer, kuqezinjte e Sylvinhos kane mundur 2-0 ne Air Albania ne Air Albania ne Tirane, duke shkuar tashme 10 pike ne grup, 2 me shume se Cekia (qe ka nje ndeshje me pak) dhe Moldavia, por 4 nga Polonia e vendit te katert.
Pjesa e pare – Shqiperia duket se ka vendosur qe te beje gare me veten per eurogola ne kete edicion te kualifikueseve te Euro 2024 sepse ndryshe nuk mund te shpjegohet… Ajo qe ka bere sonte Jasir Asani ndaj Polonise eshte nje kryeveper qe ndjek perlen e Bajramit ndaj Çekise.
Ne nje ndeshje te mbyllur dhe ku Polonia po rrezikonte jo pak (nje gol u anulua me VAR per pozicion jashte loje) u desh nje mrekulli qe erdhi me kemben e djathte te Jasir Asanit, nje silure jashte zone qe nuk i le shpetim portierit Wojciech Szczęsny…
Perralla Daku – Ka qene nje mbremje e madhe sidomos per Mirlind Daku, qe kete here lotet i ka pasur per nje gol, i pari kuqezi, ne debutimin e tij ne Air Albania me Shqiperine. Pas 35 sekondash i aktivizuar ne fushe ne ndeshjen e dyte me Shqiperine, mer nje supertop nga Ylber Ramadani dhe brenda zone, paso kontrollon, kthehet dhe mposht Szezcny me nje goditje rrufe te papritshme duke dyfishuar shifrat.
Pikerisht Daku, qe mori kritika ne Prage per ate rast te shperdoruar, sonte ka hequr fanelen dhe ka festuar si i cmendur duke ngritur peshe Air Albania. Shqiperia ka dyfishuar ndaj Polonise… Nje gol qe e ka cliruar, pikerisht sulmuesin qe ne qershor mori pasaporten shqiptare dhe u grumbullua ne dy sfidat e shtatorit nga Sylvinho…