EURO 2024 | Anglia reziston ndaj presionit italian dhe mer fitoren! Portugalia me poker, Hojlund fenomen te Danimarka (PAMJET)

23 Mars 2023
22:56
Telesport
back button

Anglia ka plotësuar “hakmarrjen” e saj ndaj Italisë, teksa në stadiumin “Diego Armando Maradona” ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë të grupit C, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Pjesa e pare e ndeshjes Itali-Angli ka folur vetem per miqte qe ne Maradona Stadium kane shenuar dy gola. Itali-Angli ka nisur me raste dhe emocione por skuadra e Southgate ka gjetur golin gjate zhvillimit te nje goditje kendi me topin qe ka mbetur aty ne zone dhe Declan Rice e ka shtyre ne rrjete per avantazhin e Tre Luaneve.

GOLI I ANGLISE – VIDEO

Sakaq, nje penallti e shkaktuar nga Di Lorenzo per prekje me dore dhe akorduar me VAR i ka dhene mundesi edhe Harry Kane te shenoje golin me rendesi historike… Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë pasi shënoi kundër Italisë.

GOLI I HARRY KANE – VIDEO

Kane e kaloi numrin e 53 golave të Wayne Rooney-t për ekipin kombëtar të meshkujve me një penallti në pjesën e parë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 në Napoli për të kaluar Anglinë në avantazh 2-0. Sulmuesi i Tottenham bëri debutimin e tij për Tre Luanët në 2015 dhe u bë kapiteni i përhershëm në 2018.

Por, sakaq, Italia ka ngushtuar shifrat me ane te debutuesit Retegui qe ka shenuar nje gol mjaft te bukur brenda zone. Nje aksion i bukur i axurreve dhe italo-argjentinasi ka mare asistin e Pellegrini dhe ka finalizuar ne ndeshjen e tij te pare me Italine…

GOLI I RETEGUI – VIDEO

Italia me pas ka pasur nje mesymje te vertete ne porten e Anglise por goli i 2-2 nuk ka ardhur pavaresisht rasteve teksa Anglia e mbylli me dhjete ne 10 minutat e fundit pasi Shaw mori te verdhen e dyte dhe doli me te kuq…

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mori fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Skuadra ballkanase, me tre lojtarë shqiptarë në formacionin startues (Alioski, Bardhi, Musliu) e katër të tjerë në stolin e rezervave (Bejtulai, Elezi, Ethemi dhe Ademi), mposhti 2-0 Maltën në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, ku fitorja u arrit në pjesën e dytë.

Porugalia mer fitoren e pare ne grup me nje poker te lehte ndaj Lihtenshtejnit, duke pare si protagonist Cristiano Ronaldo-n me dy gola ne diten kur u be kapiteni me me shume paraqitje ne nje kombetare futbolli…

Portugalia ka kaluar ne avantazh pas vetem 8 minutash loje ndaj Lihtenshtejnit. Nje goditje kendi dhe topi qe eshte kthyer para zones se 16 metrave, aty ku Cancelo ka leshuar nje goditje qendrore por portieri edhe pse ne pozicion nuk e ka mbajtur dot topin dhe i ka shpetuar nga duart duke pesuar gol. Ashtu eshte mbyllur pjesa e pare…

GOLI I CANCELO – VIDEO

Portugalia ka dyfishuar, trefishuar dhe me pas katerfishuar shpejt ndaj Lihtenshtejnit ne fillim te pjeses se dyte. Pas golit te pare te shenuar nga Cancelo, Bernardo Silva dhe Cristiano Ronaldo kane realizuar me pas… CR7 ka realizuar me penallti por me pas ka shenuar serish me aksion golin e 4-0…

GOLI I RONALDOS – VIDEO

GOLI I RONALDOS GODITJE DENIMI – VIDEO

GOLI I BERNARDO SILVA – VIDEO

Danimarka ka mposhtur 3-1 Finalnden me tri golat e Hojlund i cili eshte duke shkelqyer ne Serie A me Atalanta-n, ndersa Bosnja Hercegovina i falet Rade Krunic dhe likuidon me nje rezultat 3-0 Islanden, ku ka shenuar edhe Dedic golin e fundit qe ka mbyllur trisin…

GOLI I HOJLUND – VIDEO

GOLI I PARE I KRUNIC – VIDEO

GOLI I DYTE I KRUNIC – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit