Ka nisur me një barazim debutimi i Luciano Spalletti-t në drejtim të Italisë.
“Axurrët” nuk kanë shkuar më larg se një 1-1 me Maqedoninë e Veriut në transfertë, në një fushë të vështirë për shkak të gjendjes aspak të mirë të terrenit.
Pas shtyllës së goditur në pjesën e parë nga Sandro Tonali, goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në fillimin e pjesës së dytë. Ka qenë Immobile që ka shënuar për miqtë në minutën e 47-të.
Kur mendohej se italianët do të merrnin në shtëpi tri pikët, ka ardhur goli i Enis Bardhit që ka shtangur italianë. Mesfushori 28-vjeçar ka befasuar Donnarumma-n me një goditje dënimi “alla Messi” dhe ka fiksuar shifrat në 1-1.
Një barazim ky që vështirëson ecurinë e Italisë drejt Euro 2024 dhe mban në lojë Maqedoninë e Veriut, që vazhdon të mbetet makth për Italinë, pasi i eliminoi këta të fundit në marin e vitit të kaluar në eliminatoret për një vend në Katar 2022.
Kosova ka marrë një barazim 2-2 në shtëpi kundër Zvicrës.
GOLI I REALIZUAR NGA ZVICRA – VIDEO
Freuler ka zhbllokuar sfidën në minutën e 14-të, ndërsa Muriqi ka barazuar rezultatin në minutën e 65-të me një goditje spektakolare me kokë.
Në minutën e 79-të ka ardhur autogoli fatkeq i Rrahmanit që ka kthyer në avantazh Zvicrën, por kur mendohej se humbja ishte pothuajse e sigurt për vendasit, ka ardhur goli i dytë i super Muriqit që ka shtangur zviceranët dhe i ka dhuruar një pikë të çmuar Kosovës.