Kualifikueset e Europianit kane nisur diten e djeshme teksa sot u luajten ndeshjet e tjera te grupeve te tjera… Syte ishin te supersfida mes Frances dhe Holandes (Grupi B) por ka mjaftuar pjesa e pare qe skuadra e Deschamps te mbylle llogarite ndaj tulipaneve ndersa ne te dyten rrumbullakosi shifrat ne 4-0…
Kane mjaftuar 21 minuta qe nenkampionia e Botes, Franca, te shkaterroje Holanden sonte ne sfiden hapese te grupit per kualifikueset e Euro 2024. Djemte Deschamps e kane nisur direkt fort dhe me presing teksa pasi kane rikuperuar top, Kolo Muani ka pasuar per Mbappe qe ka pare ne qender te zones te lire Grizmeann i cili ka goditur direkt duke kthyer ne gol asistin e sulmuesit te PSG…
GOLI I GRIEZMANN – VIDEO
Vetem 5 minuta me pas ishte radha e Upamecano qe te shfrytezoje pergjumjen e mbrojtjes se Holandes duke perfituar nga nje perplasje e topit dhe duke e shtyre ne rrjete. Krosimi i bukur erdhi nga Griezmann…
GOLI I UPAMECANO – VIDEO
Me pas ka qene radha e Mbappe qe ne te 21 te shenoje golin e 3-0 shume shpejt. Aksion i shpejte dhe nje pasim vertikal nga mesfusha me mbrojtesit qe jane ngaterruar. Kapiteni i ri i Frances ka mposhtur pa probleme portierin… Ne pjesen e dyte, Mbappe do te shenoje edhe golin e dyte personal dhe te katertin per Gjelat duke i dhene fitoren. Po ne grupin B, Greqia fitoi 0-3 pa probleme ndaj Gjibraltarit me dy gola ne pjesen e pare…
GOLI I MBAPPE 3-0 – VIDEO
GOLI I MBAPPE 4-0 (VIDEO)
Franca (4-2-3-1): Maignan; Kounde, Konate, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Coman, Griezmann, Mbappe; Kolo Muani. Tr.: Deschamps/ Holanda (4-3-3): Cillessen; Timber, Geertruida, Van Dijk, Aké; De Roon, Wijnaldum, Taylor; Berghuis, Depay, Simons. Tr.: Koeman
Ne grupin F, Austria shkaterroi Azerbajxhanin 4-0 me dy golat e shenuar nga Sabitzer i Manchester United, Gregoritch i Freiburg dhe Baumgartner. Ndersa ne Stokholm, Suedia e Zlatan Ibrahimovic (qe e nisi nga stoli per t’u aktivizuar ne pjesen e dyte) u shkaterruar thelle 0-3 nga Belgjika e trajnerit te ri Tedesco. Te tre golat jane shenuar nga Romelu Lukaku i Interit qe ka qene i papermbajtshem sonte ne Suedi. Ai shenoi nje ne pjesen e pare dhe me pas dy ne te dyten…
Sakaq, ne grupin E ku ben pjese edhe Shqiperia, Çekia ka cmontuar Polonine 3-1 me dy gola te shpejte te shenuar nga Krejci dhe Cvancara ne pjesen e pare dhe me pas ne pjesen e dyte me Kutcha. Polonia ka shenuar ne fund por ska mjaftuar. Lewa ne hije totale. Ndersa Moldavia barazoi 1-1 ndaj Ishujve Faroer…