Euro 2024, Nagelsmann gati të përjashtojë disa yje për Euro 2024: dalin emrat

28 Shkurt 2024
17:23
Denis Hakanaj
back button

Gjermania është gati të presë Kampionatin Europian këtë verë.

Objektivi i kombëtares së Julian Nagelsmann është padyshim që të marrë rezultatin maksimal për të festuar fitimin e titullit para tifozëve.

Rruga nuk do të jetë e lehtë duke qenë se do të ketë kombëtare të tjera të ashpra të gatshme për të prishur planet e vendit organizator, nga Spanja te Francë dhe Anglia.

Duke qëndruar te Gjermania, ka pritje për grumbullimet e Nagelsmann.

Sipas Sport Bild, ish-trajneri i Bayern Munichu është gati të bëjë disa përjashtime të rëndësishme me synimin për të rinovuar skuadrën në dispozicion.

Mund të ketë disa lojtarë që mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të shikojnë ndeshjet e Euro 2024 nga televizori: këta do të ishin Leon Goretzka, Serge Gnabry, Emre Can, Nico Schlotterbeck, Niklas Sule dhe Mats Hummels.

Do të shohim se cilat do të jenë zgjedhjet e Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit