Euro 2024 pasuron Shqipërinë, zbulohen shifrat e frikshme

2 Dhjetor 2023
17:32
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka përfituar një shumë të majme nga kualifikimi i Shiqpërisë në Euro 2024.

UEFA do të derdhë në arkat e saj 9,25 milionë euro, të cilat i takojnë në fakt çdo ekipi pjesëmarrës në Europianin e vitit të ardhshëm.

Një bonus i rëndësishëm, të cilit mund t’i shtohen shifra të tjera të majme në varësi të asaj që do të bëjnë kuqezinjtë në këtë turne.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në fakt ka miratuar bonuse për çdo ndeshje praktikisht, deri për finalen e madhe, që mund të bëjë shumë më të lumtur të gjithë ekipet pjesëmarrëse.

Në total janë 331 milionë euro që do u shpërndahen skuadrave, shifra më e lartë që është vendosur ndonjëherë për një aktivitet të tillë dhe ato ndahen si në vijim:

– Kuota e pjesëmarrjes: 9,25 milionë euro

– Bonus ndeshje: 1 milion euro për fitore, 500.000 euro për barazim

– Kualifikim në 1/8-at: 1,5 milionë euro

– Kualifikim në çerekfinale: 2,5 milionë euro

– Kualifikim në gjysmëfinale: 4 milionë euro

– Finalist: 4 milionë euro

– Fituesi i Euro 2024: 8 milionë euro.

Maksimumi që një skuadër do të përfitojë nga EURO 2024, nëse fiton të gjitha ndeshjet e grupit, është 28,25 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit