EURO 2024 | Shqipëri e pafat dhe shpërdoruese, Polonia mer fitoren! Por grupi E ka ekuilibër (PAMJET)

27 Mars 2023
22:45
Telesport
back button

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan në pjesën e parë nga Swiderski (41′) i dhuroi fitoren polakëve, në një ndeshje ku kuqezinjtë patën mundësinë për të marrë diçka më tepër.

Kombëtarja rikthehet në fushë në qershor, ndaj Moldavinë dhe Ishujve Faroe. Në anën tjetër, polakët marrin tri pikët e para në grupin E dhe pozicionohen të dytët pas dy ndeshjesh. Çekia u ndal në një barazim 0-0 në Moldavi.

Pjesa e pare – Pjesa e pare mes Polonise dhe Shqiperise eshte mbyllur me avantazhin e vendasve 1-0 me golin e shenuar nga Swiderski rreth fundit te pjeses se pare. Pikerisht i njejti futbollist qe na ndeshkoi edhe ne Shqiperi dikur… Pjesa e pare ka pare kontrollin e topit nga polaket, por kuqezinjte nuk eshte se kane vuajtur shume…

Sokol Cokalleshi për pak sa nuk realizoi teksa me një të majtë të frikshme befason Scezney në minutën e 21′. Pas nje presingu te pare te Polonise e shtyre edhe nga publiku dhe fakti qe kane humbur sfiden e pare, Shqiperia me pas ka mare distancat e fushes dhe ka nisur te jete edhe me e organizuar…

Dy goditje kendi te njepasnjeshme dhe nje rast i rrezikshem me Solomon qe ka rrezikuar autogol. Por rasti me i mire ishte pikerisht i Cikalleshit, qe pas nje veprimi te bukur driblimi ka shkarkuar te majten e tij duke vene ne veshtiresi portierin e Polonise dhe Juventusit.

RASTI I CIKALLESHIT – VIDEO

Polonia ka rritur edhe me shume presionin perpara teksa kane futur Shqiperine mbrapa. Dhe pikerisht ne nje goditje denimi kthehet rasti i tyre per te kaluar ne avantazh teksa pasi mbrojtja kuqezi e ka hequr, ne hyrje te zones nje goditje ka cuar topin ne shtyllen pingule por sfera ehste kthyer brenda zone ku Swiderski ka qene aty dhe pasi fillimisht ska kontrolluar mire, ka arritur ta devijoje duke ia kaluar topin poshte duarve te Strakoshes…

GOLI I SWIDERSKI – VIDEO

Pjesa e dyte – Pjesa e dyte mes Polonise dhe Shqiperise ka nisur pak me ndryshe me kuqezinjte me te orientuar drejt sulmit. Dhe mes minutes se 57-te dhe 58-te Shqiperia ka pasur shansin dy here te shenoje. Fillimisht Uzuni qe ka goditur me hark dhe ka gjetur nje devijim te mbrojtjes por sidomos dorashkat e Sheznit, qe e ka cuar ne kendore.

Me pas ishte Asllani ai qe rikuperoi topin ndaj Zalewskit dhe pasi depertoi ne zone, provoi me te djathten e tij ne shtyllen e pare por Shezni i tha jo duke grushtuar topin. Shqiperia mer me shume guxim… Asllani tenton serish nga distanca por kete here jashte….

RASTI I UZUNIT – VIDEO

Por Polonia i eshte afruar golit te dyte me Lewandowskin qe deperton ne zone pasi kalon thuajse gjithe mbrojtjen dhe ia kalon topin parabole Strakoshes por ne vijen e portes largohet ne goditje kendi nga Mihaj duke shmangur golin…

RASTI I LEWANDOWSKIT – VIDEO

Pas debutuesit Asani, debutoi edhe Mehmeti, teksa rasti me i mire ishte i Uzunit qe pas nje dalje te bukur dhe nje pasimi perfket nga Seferi, e dergoi topin jashte fare prane portes…

RASTI I UZUNIT FINAL – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit