Zvicra ka marrë një fitore bindëse 3-1 kundër Hungarisë, ndeshje e vlefshme për Grupin A të Kampionatit Europian.
Ka qenë gjithçka e lehtë për Xhakën me shokë në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në Koln.
Hungary 0 – [1] Switzerland – Kwadwo Duah 14′ – Video
12 minuta u kanë mjaftuar zviceranëve për të zhbllokuar ndeshjen me një gol të Duah, festa e të cilit është vonuar pak pasi goli është anuluar fillimisht para se të konfirmohej nga VAR.
Hungary 0 – [2] Switzerland – Michel Aebischer 45’ – Video
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë për Zvicrën. Ka qenë Aebischer që ka shënuar me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Hungary [1] – 2 Switzerland – Barnabas Varga 66’ – Video
Hungaria është zgjuar në pjesën e dytë dhe ka arritur të ngushtojë diferencat me Varga në minutën e 66-të, pas një asisti perfekt të Szoboszlai.
Hungary 1 – [3] Switzerland – Breel Embolo 90+3′ – Video
Megjithatë, hungarezët nuk kanë arritur të gjejnë golin e barazimit dhe kanë pësuar të tretin në minutën e 93-të nga Embolo.