Eurobasket 2023/ Kombëtarja e femrave pëson tjetër humbje turpëruese

25 Nëntor 2022
9:14
Gentian Spiri

Kombëtarja e femrave në basketboll u mund thellë 140-44 nga Turqia, në takimin e vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian të Basketbollit, Eurobasket 2023. Ndeshja e luajtur në Mersin, u dominua e fitua pa shumë mund nga basketbollistet vendase, që e kthyen atë në një stërvitore.

Të katërta periodat u dominuan nga Turqia (35-10, 39-6, 33-13, 33-15), që arriti një fitore të lehtë. Trajnerja Mirza Alibegaj i aktivizoi të gjitha vajzat që kishte në dispozicion dhe thuajse të gjitha realizuan në koshin kundërshtar, çka mund të konsiderohet si një notë pozitive e kësaj sfide.

Shqipëria ndodhet në Grupin D, bashkë me Turqinë, Slloveninë e Poloninë. Vajzat kuqezi i kanë humbur të gjitha ndeshjet e deritanishme, ndërkohë që Turqia kryeson grupin me 3 fitore. Ndeshja e radhës për kombëtaren do të jetë më 27 nëntor, ndaj Polonisë në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Grupi D – Ndeshjet e kombëtares

Poloni – Shqipëri, 125-19

Shqipëri – Slloveni, 28-127

Turqi – Shqipëri, 140-44

Shqipëri – Poloni, 27 nëntor 22

Slloveni – Shqipëri, 9 shkurt 23

Shqipëri – Turqi, 12 shkurt 23

Lajme të tjera

Lajmet e fundit