Euroelague: Barcelona e Milano me pikë të plota, zhgënjejnë kampionët në fuqi

14 Tetor 2021
9:34
Gentian Spiri

Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë të Euroleague, ku vetëm tri skuadra kryesjnë renditjen me 6 pikë të plota: Barcelona, Armani Milano dhe Villeurbanne.

Katalanasit fituan në sekondat e fundit 79-78 ndaj Olympiacos, në një sfidë me shumë rivalitet. Pa probleme fiton Milano, që mundi në fushën e saj 83-72 Maccabi, ndërsa Villeurbanne mundi kampionët në fuqi të Anadolu Efes me shifrat 75-73.

Skuadra kampione në fuqi dhe Bayern MYnih janë ende pa asnjë fitore këtë sezon, ashtu sikurse Zalgiris Kaunas.

Euroleague – Raundi i 3-të

Unics Kazan – Bayern Mynih, 73-70

CSKA Moskë – Zenit st.Petersburg, 77-67

Villeurbanne – Anadolu Efes, 75-73

Alba Berlin – Fenerbahce, 84-70

Baskonia Gasteiz – Panathinaikos, 81-79

Armani Milano – Maccabi Tel Aviv, 83-72

Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 73-61

Real Madrid – Monaco, 94-86

Barcelona – Olympiacos, 79-78

Lajme të tjera

Lajmet e fundit