Lumë golash në Tiranë, bardheblutë me 5 yje në finale (VIDEO)

8 Maj 2019
17:44
back button

Bardheblutë kanë prerë biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mundën pasditen e të mërkurës Luftëtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 5-3, në takimin e dytë gjysmëfinal, të favorizuar edhe nga barazimi 0-0 në takimin e parë të zhvilluar në Gjirokastër.

Pas një viti shumë të turbullt, Tirana është tashmë shumë pranë shpëtimit të sezonit, teksa ka prekur trofeun e Kupës së Shqipërisë me një dorë, ndërkohë që regjistroi triumfin në duelin me Luftëtarin, rival gjithashtu edhe në Superligë, në luftën për mbijetesë. 

Pas një takimi të parë të shterpët, një lumë golash ka përmbytur “Selman Stërmasin” këtë të mërkurë, në gjysmëfinalen e dytë, me bardheblutë që kanë shënuar plot 4 herë vetëm në pjesën e dytë. Nga ana tjetër, Luftëtari, edhe pse shënoi 3 herë, ka qenë i pafuqishëm që të ndjekë ritmin e diktuar nga 24 herë kampionët, tashmë finalistë të Kupës së Shqipërisë për të 25-tën herë në histori.

Ndeshja

Një eurogol i Asion Dajës ndaj Luftëtarit në minutën e 21’ ka kaluar Tiranën në avantazh në takimin vendimtar për përcaktimin e finalistes në Kupën së Shqipërisë. 

Mesfushori bardheblu ka zhbllokuar shifrat me një gol në roveshatë, i pandalshëm nga portieri i gjirokastritëve, Ruçi.

Në të 41' miqtë kanë barazuar shifrat në 1-1, falë ish-sulmuesit të Partizanit, Fili. Një rezultat ky i pjesës së parë që favorizon Luftëtarin pasi në takimin e parë gjysmëfinal, të zhvilluar në Gjirokastër, dy rivalët u ndanë në barazim pa gola.

Ka nisur me gola pjesa e dytë, me vendasit që janë kthyer në avantazh falë një Cobbina-s, që ka shënuar me penallti në minutën e 47. 

Pesë minuta më vonë, bardheblutë kanë gjetur edhe golin e tretë me Ngoo.

Në minutën e 74-t ka ardhur e goli i katërt i ekipit të Memës. Autori ka qenë Sentamu, që ka mposhtur portierin Ruçi me një goditje me kokë. 

Miqtë kanë reaguar 10 minuta para fundit, duke shënuar golin e dytë me Oshafin.

Tetë minuta më vonë, Snetamu ka realizuar golin e dytë personal dhe të pestin për bardheblutë. 

Në minutën e fundit të takimit, Luftëtari ka shënuar edhe golin e tretë me Nezirin.

Tirana-Luftëtari 5-3 (0-0)

Shënues: Daja 21', Kobina 47' (pen.), Ngoo 52', Sentamu 74', 87' / Fili 41', Aleksi 80', Neziri 94'

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Greca, Halili, Ngo. 

Trajner: Ardian Mema

 Luftëtari: Ruçi, Demo, Kukaj, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Hanti, Fili, Dunga. 

Trajner: Julian Ahmataj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit