Eurogol nga 30 metra për 38-vjeçarin e SPAL, fytyra e Ibrahimovic në stol i tregon të gjitha (FOTO)

2 Korrik 2020
12:46
Telesport
back button

E kujt mund t’ia merrte mendja se goli i parë këtë sezon për Sergio Floccari, sulmues veteran në Serie A dhe me 38 vite mbi shpinë, do të vinte ndaj Milanit.

Dhe çfarë goli! Padiskutim ndër më të bukurit që pas pandemisë. Një goditje fluturimthi e topit dhe një parabolë e jashtëzakonshme duke shkuar poshtë shtyllës pingule dhe befasuar Donnarumma…

Në stol, Ibrahimovic që e ka parë, menjëherë ka ndryshuar mimikën e fytyrës dhe është dukur sikur ka thënë “çfarë bëri ky?!”… Në fakt, një gol nga rreth 30 metra në moshën e Floçarit dhe ndaj Milanit, vështirë të ndodhë! Por, futbolli është i pabesueshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit