EUROGOL | Tirana provon humbjen e parë të sezonit, Kukësi e gjunjëzon (VIDEO)

22 Nëntor 2021
21:56
Telesport
back button

Nuk kishte pësuar ende asnjë humbje dhe nuk e kishte provuar shijen e mërzisë, por sonte në Loro Boriçi, Tirana e Orges Shehit është mundur nga Kukësi me rezultatin 2-1.

Skuadra e Diego Longos arriti që të marrë maksiumin ndaj bardhebluve, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e kampiaonatit në tre pikë.

Merr fund dhe seria pa humbje në Abissnet Superiore për ekipin e Shehit, pikërisht në “finishin” e fazës së parë të kampionatit…

Një ndeshje që u vendos nga golat e dy ballkanasve Milunovic dhe Basa ndërsa Seferi nuk i mjaftoi Tiranës me penalltinë e shënuar.

Goli i Basa ishte fantastik në hyrje të zonës, një trajektore perfekte!

Po sot u luajt Dinamo-Egnatia e perfunduar ne barazim 1-1 me dy penallti. Per dinamovitet shenoi Ibrahimi, ndersa per ekipin e Rogozhines Telushi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit