Euroleague: Barcelona e Milano të pandalshme, kryesojnë me pikë të plota

25 Tetor 2021
8:35
Telesport
back button

Barcelona e Armani Milano vijojnë të kryesojnë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të raundit të pestë. Të dyja këto skuadra kanë dalë fituese në takimte e fundit, duke udhëhequr renditjen me pikë të plota.

Katalanasit fituan me lehtësi 84-58 ndaj rusëve të Zenit st.Petersburg, ndërsa Milano fitoi në sekondat e fundit 73-72 ndaj francezëve të Villeurbanne. Fitoren e parë sezonale korrën turqit e Anadolu Efes, kampionët në fuqi. Ata mundën 71-68 rusët e Unics Kazan.

Euroleague – Raundi i 5-të

Anadolu Efes – Unics Kazan, 71-68

Zalgiris Kaunas – Bayern Mynih, 73-75

Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos, 77-73

Armani Milano – Villeurbanne, 73-72

Real Madrid – Fenerbahce, 70-69

CSKA Moskë – Olympiacos, 88-82

Crvena Zvezda – Alba Berlin, 63-78

Baskonia Gasteiz – Minaco, 78-66

Barcelona – Zenit st.Petersburg, 84-58

Lajme të tjera

Lajmet e fundit