Basketboll

Euroleague: Fenerbahce e Real bëjnë detyrën, Armani Milano triumfon në Athinë

Është mbyllur sot në mbrëmje java e 3-të e Euroleague në basketboll për meshkuj, një javë që ka rikonfirmuar në krye të renditjes ekipet e CSKA Moskë, Fenerbahce dhe Real Madrid. Pas triumfit dje të ekipit moskovit, ka ardhur sot replika e dy ekipeve të tjera, me turqit e Fenerbahce që fituan 82-75 në fushën e lituanezëve të Zalgiris. Më i miri në fushë për miqtë ishte Sloukas me 20 pikë, duke bërë diferencën në parket, lider për Fenerbahce.

Fiton pa probleme edhe skuadra e Real Madrid, kampione në fuqi, që në fushën e saj mposhti 97-79 Baskonia Gasteiz, një derbi spanjoll dominuar nga basketbollistët e klubit “merengues”. Ai që u dallua për Real ishte Llull me 23 pikë, që i vetëm i dha fitoren skuadrës madrilène.

Fitore në sekondat e fundit arriti skuadra tjetër turke e Anadolu Efes, që mundi 85-84 Khimki Moskë në fushën e këtij të fundit, ndërsa italianët e Armani Milano befasuan grekët e Olympiacos, duke fituar 99-75 në Athinë.

Euroleague, java e 3-të (18-19 tetor)

CSKA Moskë – Stamboll, 79-75

Buducnost – Maccabi Tel Aviv, 68-78

Panathinaikos – Gran Canaria, 102-87

Barcelona – Bayern Mynih, 83-73

Khimki Moskë – Anadolu Efes, 84-85

Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 75-82

Olympiacos – Armani Milano, 75-99

Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 97-79

Më shumë nga Basketboll